E përplasi fuoristrada, kush është motoristi shqiptar që humbi jetën në Itali (Foto)

11 July 2022, 10:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E përplasi fuoristrada, kush është motoristi shqiptar që
Alfred Voka

Mediat italiane kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Ai quhet Alfred Voka, 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 Korrikut në një kryqëzim në Varese. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max. Ai u përplas nga një makinë tip “Jeep”.


Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit. Përplasja ishte fatale, shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit.



Video