'Ku janë fëmijët e mi? Si janë?', fjalët e para të shqiptares që u masakrua me 7 herë me thikë nga ish-bashkëshorti

11 July 2022, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Ku janë fëmijët e mi? Si janë?',  fjalët e
Sokol Begaj

'Ku janë fëmijët e mi? Si janë?', këto janë fjalët e para të 26-vjeçares shqiptare, e cila u plagos me thikë nga ish-partneri në La Spezia të Italisë.

E reja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ndodhet në spital. Ajo është ende në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Gjëja e parë që u interesua kur u bë e vetëdijshme në spital ishin fëmijët. Siç shkruajnë mediat, ka qenë avokati që e ka njoftuar që ata janë mirë, por e reja shqiptare ka vazhduar të qajë për disa minuta.

Ndërkohë, autoritetet arrestuan ish-burrin e saj, Sokol Begaj 37 vjeç. Javën e kaluar ai mori një thikë dhe e goditi ish-partneren në një autobus, mes personave të tjerë, duke i terrorizuar të gjithë ata.

Avokati i shqiptarit ka thënë për mediat se Begaj është në gjendje të vështirë psikologjike dhe nuk kupton se çfarë ka ndodhur. Sipas hetimeve, vetëm një ditë para ngjarjes, Begaj dhe 26-vjeçarja kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve. Mësohet se shqiptari e goditi të paktën 7 herë me thikë ish-gruan.

Si ndodhi ngjarja:

Sokoli zbriti shkallët me shapka dhe pa këmishë. Në dorë kishte një thikë kuzhine. Gruaja u përpoq të largohet dhe mes britmave kërkonte ndihmë. Por askush nuk e dëgjoi. Ajo tentoi të ngjitej në një autobus, por burri e kapi dhe e plagosi disa herë. Njerëzit brenda në mjet u tmerruan nga pamjet. Ajo u shpëtua nga disa persona të cilët i gjetën disa peshqirë dhe i shtypën plagët për të shmangur gjakderdhjen.

Ndërkohë Sokoli u kthye në shtëpinë e prindërve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Disa minuta më vonë do të arrestohej nga policia. Pritet që ditën e stome të mësojë masën e arrestit me burg. Ndërkohë gjykata deri më tani ua ka besuar kujdestarinë e fëmijëve përkohësisht gjyshërve nga babai. Ndërkohë e ëma është shprehur mes lotësh nga spitali se kur të bëhet më mirë nuk do t’i lërë më kurrë.


Video