Një viktimë dhe 56 raste të reja me Covid

14 April 2022, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një viktimë dhe 56 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën e pandemisë në 24 orët e fundit.

Janë kryer 907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 56 qytetarë.

Aktualisht janë 371 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2

“Ka ndërruar jetë një qytetar 76 vjeç nga Vlora”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.


Video