Grabitja në Rinas, SPAK kërkon 157 vite burg për 8 të akuzuarit

14 April 2022, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitja në Rinas, SPAK kërkon 157 vite burg për 8 të

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Nga 19 vite burg, prokuroria kërkon për Eldi Calën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Celën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të gjetur paratë e grabitura, për të cilat prokuroria nuk ka akoma asnjë provë se ku mund të jenë fshehur.

Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.


Video