Braktis fëmijën e mitur, policia në kërkim të nënës 30-vjeçare

14 April 2022, 16:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Braktis fëmijën e mitur, policia në kërkim të

Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për braktisjen e fëmijës së mitur.

Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga ish-bashkëshorti i saj shtetasi L. K., i coli ka bërë me dije se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al


Video