Ndryshime në qeveri, mjekja e njohur merr postin e zv.ministres së Shëndetësisë (FOTO)

15 June 2022, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime në qeveri, mjekja e njohur merr postin e zv.ministres së
Ministria e Shëndetësisë

Mjekja epidemiologe, Entela Ramosaçaj është emëruar në detyrën e zëvendësministres  së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Në vendim thuhet se ky emërim bëhet në mbështetje të nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Ndryshime në qeveri, mjekja e njohur merr postin e zv.ministres së

Vendimi i plotë:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ


Video