Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e takimit në Kiev me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Zelensky e konsideron si një manifestim të rëndësishëm për popullin ukrainas vizitat e partnerëve ndërkombëtarë.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot po takohem me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç”, shkruan Zelensky.
Dy liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë mbërritur prej mëngjesit të sotëm në Kiev dhe shkuan aty me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ftoi dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski, por ai e refuzoi me arsyetimin se ka agjendë të ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.