Arrestohet një nga autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt (EMRI)

15 June 2022, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet një nga autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt (EMRI)
Fridman Xhaferraj

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vrasje. Në pranga është vënë shtetasi Lulzim Spahija, 27 vjeç, banues në Lushnjë.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Fridman Xhaferrajt në Qershor të vitit të kaluar. Së bashku me shtetasin Kristi Bixhaku (i arrestuar më parë), ata dyshohet se e kanë vrarë Xhaferrajn me sende të forta dhe më pas e kanë hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Policia njofton se në momentin e arrestimit, Lulzim Spahijas i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabisi.

27-vjeçari akuzohet për veprat penale "Vrasja", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Video