Lajm i mirë për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Turqisë

15 June 2022, 16:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajm i mirë për të gjithë ata që udhëtojnë
Foto ilustruese

Turqia ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për udhëtarët nga Shqipëria. Lajmin e ka bërë me dije ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet me dije se që prej 1 Qershorit nuk aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen për në Turqi dhe se udhëtimi lejohet për çfarëdolloj arsyeje.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.

Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.

Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.


Video