Mot i kthjellët me vranësira të pakta, si do jetë moti këtë fillimi jave

13 Tetor 2025, 07:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.

Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.


Video