U ekstradua nga Spanja, Gjykata cakton arrest me burg për Juxhin Drazhin

12 Tetor 2025, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juxhin Drazhi

Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit, anëtarit të grupit kriminal të Troplinëve që u ekstradua këtë fundjavë nga Spanja.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza.

Drazhi akuzohet për ‘Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal’.

Ai u ekstradua 3 muaj pas arrestimit të tij në Spanjë, ndërsa ndaj 34-vjeçarit rëndojnë disa akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga Norvegjia në Belgjikë.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe disa pasuri të cilat dyshohet se i përkasin Juxhin Drazhit që i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal.


Video