A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana në Prishtinë e deri në Nju Jork.
Në mbarë vendin ka nisur festë e madhe për fitoren historike.
Me golin vendimtar të Rei Manajt dhe një performancë të jashtëzakonshme në fushë, kuqezinjtë jo vetëm siguruan pikë të çmuara, por edhe krenarinë e një kombi të tërë.
Në Tiranë, mijëra tifozë shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes.
Këngë patriotike, brohoritje dhe valle popullore pushtuan kryeqytetin, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.
Pamje të ngjashme janë shfaqur edhe nga lokalet me shqiptarë kudo nëpër botë.