Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë.
Arrestimi i tij erdhi pasi nuk u përmbajt gjatë festimeve pas golit që Rei Manaj i shënoi Serbisë, duke shkrepur armën e zjarrit.
Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet ditën e sotme në Leskovac.
Deri më tani rezultati i ndeshjes është 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, me një super-gol të shënuar nga Rei Manaj.
Kujtojmë se super-sfida e sotme mes dy kombëtareve është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.