Policia serbe arreston një person para ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë u gjet në çantën e tij

11 Tetor 2025, 19:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Policia serbe ka arrestuar një person në pikën kufitare të Merdarit. Gjatë kontrollit të automjetit, të 35-vjeçarit me inicialet E.E, në çantën e tij u gjet një bluzë me shkrimin “UÇK”.

Policia e ka konsideruar si provokim në prag të ndeshjes dhe për këtë arsye e ka arrestuar. Personi në fjalë është me nënshtetësi italiane, ndërsa arrestimi i tij vjen pak minuta para ndeshjes Serbi-Shqipëri.


Video