Sherr masiv me thika në Bathore, pesë të plagosur nisen me urgjencë drejt Traumës

12 Tetor 2025, 19:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një konflikt masiv me thika ka ndodhur në zonën e Bathores, ku të plagosur kanë mbetur pesë persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se pesë personat që janë plagosur po marrin mjekim në spitali e Traumës në Tiranë.

Në konflikt, përveç thikave mësohet se janë përdorur edhe sende të tjera të forta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar çdo person që ka marrë pjesë në konfliktin e dhunshëm.


Video