“Mollë sherri” motra e autorit, si ndodhi PLAGOSJA e 15 vjeçarit në Gjirokastër!

8 March 2024, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mollë sherri” motra e autorit, si ndodhi PLAGOSJA e 15

Zbardhen detaje nga plagosja e 15-vjeçarit sot në Gjirokastër, i mituri është plagosur në bark, ndërkohë që ka dalë nga reanimacioni.

Shkak i konfliktit ka qenë pretendimi i djalit tjetër se ky i ngacmonte motrën, 13-vjeçaren që ishte dëshmitare e ngjarjes.

Janë të dy nxënës të së njëjtës shkollë, por jo në të njëjtën klasë. Djali nga Tepelena që u plagos, jeton në konvikt në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit pranë një njësie që shet fruta-perime. Gruaja që ishte duke sistemuar furnizimet ka dëgjuar fillimusht thirrjet e djalit të plagosur dhe më pas të qarën e vajzës 13 vjeç që kërkonte ndihmë për shokun e saj.

I mituri u ndihmua nga kalimtarë të rastit pasi kishte gjakderdhje serioze nga plaga që ka marrë në pjesën e barkut.

Më tej po qytetarët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, gendja e 15 vjeçarit është e stabilizuar dhe goditja nuk i ka shkaktuar dëmtime të organeve vitale.

Policia ka kapur dhe shoqëruar pak minuta pas ngjarjes 15 vjeçarin që kreu plagosjen si dhe po pyet 13 vjeçaren që ishte dëshmitare në vendngjarje.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Gjirokastër, familjet e të miturve të përfshirë si dhe bashkëmoshatarë të tjerë. Policia po pyet edhe nxënës të tjerë miq të të tre të miturve për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat.


Video