Masakra gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për vrasësin me pagesë Salvatore Letizia

8 March 2024, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra gjatë vizitës së Vuçiçit në
Salvatore Letizia

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për “killerin” me pagesë, Salvatore Letizia. Në dhomë këshillimi është lënë në fuqi vendimi i ish-gjykatës se Apelit për Krime të rënda në vitin 2019 për ngjarjen e njohur si “masakra” në bulevardin “Zogu i I”.

Ngjarja ndodhi në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj.

Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Edhe për këta të fundit Gjykata e Larte ka lënë në fuqi dënimin me 27 dhe 20 vite burg. Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, "Camorra".

Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Pikërisht këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga killeri i "Camorras" në këtë ngjarje. Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.


Video