EMRI/ Po punonte duke pastruar rrugët, del FOTOJA e 58 vjeçares që vdiq nga aksidenti në ditën e '8 Marsit'!

8 March 2024, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Po punonte duke pastruar rrugët, del FOTOJA e 58 vjeçares
Shkëndije Halili

Kjo është Shkëndije Halili, 58-vjeçare, e cila ndërroi jetë mëngjesin e ‘8 Marsit’ pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Punonjësja e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Delvinës, u përplas nga një makinë teksa po punonte duke pastruar rrugët, në orët e para të mëngjesit.

58-vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

EMRI/ Po punonte duke pastruar rrugët, del FOTOJA e 58 vjeçares

Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin, Mateo Rustemi, 30 vjeç.


Video