
Juristi Romeo Kara, një nga kallëzuesit e dosjes për Ilir Metën, lidhur me aferën CEZ-DIA, paralajmëron se ish-Presidenti do të dalë edhe në përgjimet e SKY.
I ftuar në ''Të Pashoq'', juristi akuzon Metën se ka pasur njohje me të gjithë krerët e bandave në vend. Ai thekson se mjafton të hetohet festa për 45-vjetorin e lindjes, për të parë se çfarë llumi ka qenë Meta.
''Unë jam i çuditur që s’ka dalë ende në përgjimet e SKY. Megjithatë janë rreth 16% nga 86 milionë mesazhe që janë në gjuhën shqipe. Pra ai duhet të dalë. Mjafton ditëlindja e tij e 45-vjetorit, për të parë se çfarë se çfarë llumi ka qenë ai. Nuk e di nëse ka ndonjë gangster të niveleve të larta që se ka takuar Metën dhe çiftin bashkë.
Do të jetë çudi që të mos dali emri i tij nga Ekuadori e deri në Holandë e ku ka SKY bota, në punët e zeza të Shqipërisë. Frymëzuesi dhe garantuesi i punëve të zeza të Shqipërisë është ai për mendimi tim. Megjithatë duhet të presim provat. E gjithë garancia që ai ka pasur. Se këta kanë ngritur sistem anti-shtet. E morën shtetin dhe me pabesi ua dorëzuan bandave për llogari të tyre. Sa raste kemi që pushtetarë të lartë i kanë zgjidhur punët, kanë paguar haraçin dhe dinjitetin te bandat dhe nuk i kanë zgjidhur me shtet. Pra e kanë bërë shtetin dhe organet e drejtësisë anekse të bandave. Ja që po ndryshon puna. Mendoj, e patjetër ky do të dalë, por jo vetëm ky, por i gjithë establishmenti i lartë politik.
Duhet të hulumtohet i gjithë entrazhi i tij. Ajo parti politike, ata që kane ikur dhe ato që janë aty. Ai ka pasur në dispozicion copa të mëdha pushteti ku ka ushtruar keqqeverisjen tij apo korrupsionin e tij në çdo ministri që kanë qenë në varësi të tij. Por edhe të atyre të tjerëve pasi kanë dhënë e kanë marrë me njëri tjetrin'', thotë juristi.