Ish-zëvendës Drejtori i Policisë, Agron Kuliçaj thirret në SPAK

24 October 2024, 10:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-zëvendës Drejtori i Policisë, Agron Kuliçaj thirret
Agron Kuliçaj

Ish zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 

Mësohet se motivi i thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme ka të bëjë me çështjen e "21 Janarit". 

Për këtë çështje, dje u thirr edhe ish drejtori i Policisë së Përgjithshme Hysni Burgaj.

Që kur dosja i kaloi SPAK, Prokuroria e Posaçme vijon marrjen në pyetje të drejtuesve të lartë të institucioneve të përfshira në ngjarjen e 4 vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011.


Video