VIDEO/ “O Romeo ndihmë”, i riu rrëfen si u fut mes FLAKËVE dhe shpëtoi ÇIFTIN e të moshuarve: Nxora një herë...

24 October 2024, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “O Romeo ndihmë”, i riu rrëfen si u fut mes
I riu qe i shpetoi jeten çiftit te se moshuarve

Altjon Sulejmani ra në prangat e Policisë së Fierit pasi tentoi të digjte të gjallë dy prindërit e tij.

42-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Ishin fqinjët ata të cilët ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen jashtë të dy të moshaurve, të cilët fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Romeo Mersini, i riu i cili u fut mes flakëve për të shpëtuar dy të moshuarit. Ai ka treguar se u fut nxori njëherë të moshuarin, më pas bashkëshorten e tij.

Referuar asaj që ata i thanë Mersini tregoi se 42-vjeçari kishte spërkatur bombulën e gazit me benzinë dhe më pas i aka vënë zjarrin.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, postaj e nxora zonjën. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua”, ka thënë i riu.

Dyshohet se 42-vjeçari, Altjon Sulejmani, vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, çifti i të moshuarve ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.


Video