Mëngjesi me thika dhe dreka me grushta, 38-vjeçari dy herë sherr brenda ditës (EMRI)

15 May 2022, 15:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mëngjesi me thika dhe dreka me grushta, 38-vjeçari dy herë
FOTO ILUSTRUESE

38-vjeçari Erlind Rumani është konfliktuar dy herë brenda ditës së sotme me një person tjetër në Sarandë. Në orët e para të kësaj të diele, ai u paraqit në spital me një plagë në qafë, ku agresori dyshohet se e ka goditur me thikë ose kaçavidë.

Pas mjekimit ai doli nga spitali, por mësohet se në drekë ai është përplasur sërish me agresorin. Ngjarja ka ndodhur rreth msditës në lagjen nr.4. të qytetit bregdetar ku tre shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke u përplasur edhe me automjete. Mësohet janë goditur automjetet “Citroen” me targa AA631ZY me automjetin “Toyota” me targe AZI 9208.

Në një prej automjeteve ndodhej Erlidn Rumani, ndërsa në tjetrin agresori. Pas përplasjes së automjeteve, ata kanë dalë jashtë tyre ku janë konfliktuar edhe me grushta.

Policia ka shoqëruar deri më tani tre shtetas të përfshirë në këtë sherrnë Komisariat.


Video