Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 32-vjeçarin Aurel Latifi, i cili tentoi ditën e premte të futej me forcë në godinën e Kryeministrisë.
Prokuroria ka kërkuar shtrimin e detyrueshëm në ambientet spitalore të 32-vjeçarit për shkak të problemeve psikologjike të tij. Mbi Aurel Latifin rëndon akuza për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.
32-vje♂ari goditi njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben tek dera e Kryeministrisë, duke synuar futjen me forcë brenda ambienteve të saj për arsye ende të paqarta. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, por ditën e sotme është lënë i lirë.