"Më ka ikur vajza nga shtëpia", zhduket 16-vjeçarja në Tiranë

16 August 2022, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më ka ikur vajza nga shtëpia", zhduket 16-vjeçarja
Foto ilustruese

Një vajzë 16-vjeçe nga Tirana ka humbur kontaktet me familjen e saj. Bëhet për shtetasen me inicialet E. K.

Babai i saj ka bërë kallëzimin në Polici, ku ka deklaruar se vajza e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

"Më datë 16.08.2022, shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj.


Video