Me telefon në dorë përplasi këmbësorët në trotuar, arrestohet shoferja, si është gjendja e të plagosurëve (EMRAT)

16 August 2022, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me telefon në dorë përplasi këmbësorët në
Aksidenti

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shoferen 29-vjeçare Elinta Garo, e cila përplasi me makinë mbrëmjen e djeshme tre këmbësorë në trotuar në afërsi të Kodrës së Diellit.

Autoritet njoftojnë gjithashtu se këmbësoret e aksidentuara, shtetaset Valentina Hysa dhe Alkuna Telhaj, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi Bagzan Hysa, bashkëshort i Valentinës ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë përdorimi i telefonit nga ana e shoferes Garo, duke humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe më pas ka përfunduar në trotuar duke marrë përpara këmbësorët.

Fillimisht ajo ka përplasur 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj. Në gjendje të traumatizuar, Elinta Garo pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa.

Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë me inicialet R.M. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video