EMRAT/ Dy vëllezër grabitin me dhunë një banesë në Dibër, marrin para, varëse dhe orë, arrestohen

16 August 2022, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Dy vëllezër grabitin me dhunë një banesë në
Foto ilustruese

Policia e Dibrësa ka arrestuar dy persona, pasi kanë grabitur me dhunë një banesë në fshatin Pejkë të Maqellarës. Në kuadër të operacionit  “Goods” janë vënë në pranga dy vëllezërit Fjoralb Mani 25 vjeç dhe Arsen Mani 27 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, dy vëllezërit kishin hyrë në banesën e një shtetaseje dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video