Në aksidentin te "Kodra e Diellit" u plagos dhe një fëmijë, si është gjendja e të lënduarve

15 August 2022, 21:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në aksidentin te "Kodra e Diellit" u plagos dhe një
Foto ilustruese

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti te "Kodra e Diellit" në kryeqytet.

Veç tre të plagosurve që raporton policia, ka mbetur i plagosur dhe një fëmijë.

Të katërt po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Janë plagosur: B.H 60 vjeç, V.H 57 vjeçe, A.T 27 vjeçe, R.M (i mitur)

Mësohet se tre të plagosurit, përfshirë fëmijën janë jashtë rrezikut për jetën.

Në gjendje më të rëndë është 27-vjeçarja.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme. Shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Video