"Jam në gjendje të kaloj në vetëvrasje", aktori shqiptar në mëshirë të fatit : Unë dhe nëna jemi të paralizuar, më ndihmoni

15 August 2022, 14:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jam në gjendje të kaloj në vetëvrasje", aktori
Alfred Zeneli

Aktori shqiptar, Alfred Zeneli vuan prej vitesh nga paraliza dhe këtë sëmundje e ka edhe nëna e tij. Për shkak se nuk lëviz dot ai është distansuar prej kohësh edhe nga ekrani për shkak të sëmundjes së rëndë.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka kërkuar ndihmë për një taksi për të shkuar nga Tirana në drejtim të Peshkopisë për t'u kuruar. Ai thotë se kjo gjë do ndodhë kundrejt pagesës, por vetë e kanë të pamundur për të lëvizur për të gjetur makinë në kreeqytet.

Alfred Zeneli shkruan se nëna e tij ndodhet në gjendje shumë të keqe dhe shton më tej se është gati të kalojë në vetëvrasje për shkak se nuk e ndihmon dot.

Më tej ai thotë se kanë 6 vite që ndodhen në gjendje të mjerueshme, në një shtëpi të qelbur dhe mes pisllikut, pasi të dy nuk e kanë mundësi për të dalë të shohin dritën e diellit me sy.

"Jam në gjendje të kaloj në vetëvrasje", aktori


Video