Nënshkruhet marrëveshja, një tjetër shtet do të njohë patentat shqiptare

15 August 2022, 09:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nënshkruhet marrëveshja, një tjetër shtet do të
Patenta shqiptare

Tashmë patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite. Lajmin e ka bërë me dije ministria e Punëve për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

MEPJ sqaron se janë përmbyllur të gjithë procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit nga të dy vendet dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.

Njoftimi:

Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite .

Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Nënshkruhet marrëveshja, një tjetër shtet do të


Video