I marrin dy mijë euro se iu nxori makinën në Instagram, në pranga tre të rinjtë nga Elbasani që dhunuan 20-vjeçarin

14 August 2022, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I marrin dy mijë euro se iu nxori makinën në Instagram, në
Kanosën dhe dhunuan një 20-vjeçar duke i marrë 2 mijë Euro, 3 në pranga

Tre të rinj janë arrestuar pasi përmes dhunës dhe kanosjes i kanë marrë një të riu nga Belshi 2000 mijë euro.

Policia thotë se tre 20 vjeçarë janë arrestuar pasi përmes dhunës dhe kanosjes akuzohen se i kanë marrë një 20-vjeçari shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social Instagram, automjetin e njërit prej të arrestuarve, konkretisht Dervish Rustës.

Policia tha se në kuadër të operacionit “Postimi” janë arrestuar:

Dervish Rusta, 23 vjeç

Elidon Bosco, Sulollari 25 vjeç

Françesko Çengeli 26 vjeç

Të tre të rinjtë janë banues në Elbasan. Policia ishte njoftuar për ngjarjen dhe organizuan arrestimin e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Dervish Rustës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Gjithashtu policia ka nisur procedimin penal dhe për shtetasit : A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.


Video