Policia e Gramshit në bashkëpunim me atë të Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis, në vitin 2021, në njësinë administrative Sultë.
Në kuadër të operacionit “Sulta” është vënë në pranga shtetasi Andon ( Ardit) Duzha, 32 vjeç, banues në Elbasan.
"Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë." thuhet në njoftimin e policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.