"Ishte një portier shumë i fortë", dedikim i ndjerë nga shokët për Xhuliano Këlliçin që vdiq në aksidentin tragjik

15 August 2022, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ishte një portier shumë i fortë", dedikim i
Xhuliano Këlliçi

19-vjeçari shqiptar Xhuliano Këlliçi humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në Itali mbrëmjen e të shtunës, ku vdiq së bashku me tre shokët e tij, Daniele De Re, Daniele Ortolan dhe Marco Da Re.

Katër të rinjtë po ktheheshin në shtëpi me një "Volkswagen Polo" pas një mbrëmjeje me miqtë. Makina dyshohet se rrëshqiti gjatë marrjes së një kthese në të majtë, më pas u përplas me një rrap dhe është përmbys në një kanal.

“CorrieredellaSera” shkruan se të katër djemtë ishin shumë të sjellshëm dhe punëtorë, ndërkohë ishin angazhuar në sport, pasi merreshin me çiklizëm, futboll dhe not.

“Një miqësi e lindur në shkollë që në shkollën fillore – dhe e çimentuar ditë pas dite. Lojëra futbolli, xhiro me biçikletë, mbrëmje së bashku, si adoleshent dhe më pas si të rritur, i kalonin duke folur për gjithçka. Djemtë që vdiqën në përplasjen e tmerrshme të një nate tjetër jetonin të gjithë në këto anë, në fshatrat e kufizuar nga rruga shtetërore 13 Pontebbana që lidh Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia”, thuhet në artikullin dedikuar 4 djemve.

Për të riun shqiptar thuhej se ka luajtur si portier në një prej akademive të futbollit në zonë. Një prej miqve të tij tregon se ai ishte një portier shumë i mirë.

“Pranë stacionit ndalojnë disa djem me kostume sportive. Ata e njihnin mirë Xhuliano Kelliçin, 18-vjeçarin me origjinë shqiptare që banonte në Cordignano. “Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i fortë”, tregon Mohamedi për median italiane,

“Pastaj humbëm kontaktin sepse të dy ndryshuam ekip, muaj më parë kemi kryqëzuar rrugët rastësisht: ai më tha se e kishte lënë futbollin, por po mendonte të fillonte nga e para…”, shton më tej shoku i 19 vjeçarit.


Video