Turqit të fyer pas incidentit me flamurin: Nuk e prisnim, jemi vëllezër

15 August 2022, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turqit të fyer pas incidentit me flamurin: Nuk e prisnim, jemi
Sezayir Arslan, sipërmarrës turk

Sezayir Arslan, sipërmarrës turk tha në një intervistë për Euronews Albania tha se ai dhe turqit e tjerë ndihen të fyer nga veprimi i 48-vjeçarit në plazhin e Gjirit të Lalëzit i cili hoqi me forcë dhe hodhi në det flamurin turk.

Arslan tha se nuk dëshironte kurrsesi të përgjithësonte të gjithë shqiptarët me veprimin e një njeriu sipas tij jo normal.

“U mërzita jashtë mase shumë, sepse të gjithë janë besnik të flamurit të vet, ne nuk e lëmë në tokë që ta hedhim në det. Po për një idiot, që nuk është normal në trutë s’mund të bëjmë faj shtetin apo gjithë shqiptarët. Ai kush e di çfarë ka kaluar që e ka bëtë atë veprim. Nëse një turk do të ishte në atë plazh dhe do e shihet, s’do ta linim ta arrestonte policia. Mund të prisja për grekët, italianët, por jo për turqit. S’ka arsye pse para 500 vjetësh na kanë pushtuar, tani jemi vëllezër, investojmë shumë. I them bravo shtetit që e ka arrestuar, që ta dijë vendin e vet”, tha sipërmarrësi turk.


Video