EMRAT/ Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy persona, skema si vepronin

16 August 2022, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro,
Ari i sekueestruar

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas italiane, pasi kanë mashtruar argjendaritë duke iu shitur ar të rremë me vlerë 200 mijë euro në Tiranë dhe Podgoricë.

Në kuadër të operacionit "Fake Gold" janë vënë në pranga italianët Fortunato Maddaloni 67 vjeç, banues në Napoli dhe Riccardi Gennario 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Ata janë kapur në flagrancë në një argjendari në qytetin e Elbasanit, duke tentuar të shesin sërish ar të rremë. Ata fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

"Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera." thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilesinë e provës materiale, blutë e Elbasanit kanë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.



Video