Masakra ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, dërgohet për gjykim dosja "SHERRNIKU"!

28 November 2023, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, dërgohet për gjykim dosja
Mimoza Paja/ Nikoll Sherrniku

Dosja e Nikoll Sherrnikut, i cili akuzohet për masakrën e Don Boskos, ka kaluar për gjykim.

Sherrniku ndodhet në burg që prej gushtit të vitit të kaluar pasi u kap në Shëngjin me armë dhe municione.

Ai dyshohet se është i përfshirë në sulmin mafioz ndaj lokalit të vëllezërve Murati në Don Bosko ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë përfshi dhe mbesa e saj e mitur.

Qëllimi i sulmit me armë ka qenë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit e Fation Muratit.

Por, në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuku, Emanuel Çala dhe 10- vjeçarja R.P.


Video