Sot 111 vjet Pavarësi! Rama, Kurti e Begaj në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit

28 November 2023, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot 111 vjet Pavarësi! Rama, Kurti e Begaj në Vlorë në
Rama dhe Kurti në Vlorë

Në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e  Vlorës është mbajtur ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë”, shkruan Rama në Facebook.

Krerët e shtetit dhe zyrtarë vendosën kurora me lule në sheshin e Flamurit, për të nderuar veprimtarët e shquar, të cilët me shumë përpjeke arritën që 111 vjet më parë të shpallnin pavarësinë e Shqipërisë.


Video