Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë

28 November 2023, 10:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Gëzuar
Foto e postuar nga Eric Adams

Eric Adams Kryebashkiaku i Nju Jorkut në SHBA ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Ai uron komunitetin e shqiptarëve që jeton në Nju Jork duke i vlerësuar si njerëz punëtor dhe sipërmarrës të suksesshëm.

“Nga Shqipëria e Vogël në Bronks në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqiptarë!”, theksoi Adams në urimin e tij.

Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.


Video