Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Katër banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan, pasi tentuan të kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre, për të dalë në anën tjetër të fshatit.
Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.
Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumin duke kaluar mes përmes tij.
Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave.
Përmbytjet gjatë vjeshtës dhe dimrit rrezikojnë fshatin Prodan në Kolonjë, i cili është i ndërtuar buzë lumit.