Lezha rrezikon të përmbytet në fundjavë, bashkia ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

16 September 2022, 16:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lezha rrezikon të përmbytet në fundjavë, bashkia ka një
Foto ilustruese

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sot qytetarët se reshjet e shiut që priten në fundjavë mund të sjellin përmbytje ose rrëshqitje dherash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkia u bën thirrje qytetarëve se për çdo rast të njoftojnë në numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.

Postimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.

Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049


Video