Moti merr kthesë/ Nga nesër nisin shirat dhe ulen ndjeshëm temperaturat

16 September 2022, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti merr kthesë/  Nga nesër nisin shirat dhe ulen ndjeshëm
Foto ilustruese

Temperaturave të larta u ka ardhur fundi. Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për mediat tha se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Fundjava pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. Parashikohet ë fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për t'u kthyer ditën e martë. Sot dita  e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia, duke shtuar: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri  5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka në veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.


Video