VIDEO/ Goditet banda e grabitësve të mjeteve luksoze në Tiranë, një në pranga dhe 5 në kërkim

16 September 2022, 14:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Goditet banda e grabitësve të mjeteve luksoze në
Makina e grabitura

Një grup grabitësish të mjeteve luksoze janë goditur nga Policia e Tiranë dhe si rezultat është arrestuar një person, janë vënë nën hetim tre të tjerë dhe janë shpallur në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar "Luxury" është vënë në pranga shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas." thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video