Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një tjetër rast i tentativës për vetëvrasje në burgun e Drenovës, në Korçë. 28-vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orws 1:00, pas mesnate. Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë dhe në gjendje depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës. Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.