Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier, pas një konflikti me një bashkëmoshatarin e tij. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 në fshatin "Fermë Çlirim".
Autori i dyshuar, Gentjan Vrenozi, 27 vjeç, është kapur pas disa minutash ndjekje nga policia dhe është shoqëruar për në komisariat.
Ndërsa, sa i përket të plagosurit, Mevlud Hasa, ka marrë plagë në krah dhe aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.
Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.