VIDEO/ Esmaja mallkon të dashurin, kthehet te burri por Gerti nuk mban më: Më shkatërruan jetën!

11 November 2023, 09:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Esmaja mallkon të dashurin, kthehet te burri por Gerti nuk mban
Esmaja/ Gerti

Me siguri të gjithë e keni parë ditët e fundit historinë e Esmasë, vajza që la burrin dhe fëmijët, për të ikur me të dashurin.

Telenovelë e vërtetë, pasi 25-vjeçarja, e martuar dhe me fëmijë ia kishte mbathur me të dashurin e ri, Gertin, me të cilin u fejua dhe bënë aheng. Pak ditë më pas ajo u kthye te burri, të cilit i kërkonte që të ktheheshin.

Pas disa muajsh, ajo i lutej Gertit që ta merrte përsëri dhe ky i fundit iu drejtua emisionit “Piranjat”, me planin e tij për ta rrëmbyer të fejuarën e martuar.

Esmaja pretendonte se burri e dhunonte dhe nuk ishte e lumtur me të, ndërsa bashkëshorti i vërtetonte të kundërtën.

Në fund të emisionit Esmaja ia mbath me Gertin, duke mos e kthyer kokën pas për fëmijët dhe burrin.

Video e marrë nga syri:

Por pasi kaluan disa ditë, ajo shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.

Pra, rrëmbimi i Esmasë, e cila la burrin dhe vajzat për Gertin, nuk qenka mirëpritur nga familja e tij, të cilët mezi po presin t’i japin duart të fejuarës së padëshiruar. Madje ka qenë babai i Gertit që ka komunikuar me Kastriotin, burrin e tradhtuar, për t’ia kthyer gruan në shtëpi.

Më pas ai nis të tregoje takimin e parë me Esmanë, këtu e 7 muaj më parë.

Në momentin kur po mundohemi ta zbërthejmë këtë trekëndësh dashurie nga babai i Gertit, afrohet Esmaja, protagonistja e kësaj historie.

Shihet qartë se marrëdhënia e çiftit të ri ka marrë një goditje fatale, dhe për këtë dikush është fajtor.

Skena është bërë vërtetë sureale dhe shpesh herë komikes i lë vend një ndjenjë trishtimi, teksa sheh Kastriotin që me të voglën në krah, kërkon të shfajësohet, dhe pret vendimin që do të marrë gruaja e tij.

Ndërsa flasim me Kastriotin, aty afrohet nëna e Gertit, i cili është pak metra me larg, i mbrojtur nga policët.

Por Esmaja ndërhyn edhe njëherë duke shfryre gjithë inatin te familjarët e Gertit, të cilët po bëjnë të pamundurën ta ndajnë nga e fejuara.

Situata është tashmë jashtë kontrollit dhe të gjithë po përplasen me njëri-tjetrin.

Ndërsa jemi në mes të këtij sherri verbal, një ambulancë hyn në oborrin e komisariatit të policisë, dhe dikush na njofton se Gerti, i fejuari i Esmasë, nuk ndjehet mirë.

Në të vërtetë, nëse ka një strumbullar të gjithë çfare po ndodh dhe që ka ngatërruar dynjanë, është pikërisht ai.

Prandaj e presim me durim derisa të përmirësohet për të kuptuar se çfarë ka ngatërruar kësaj here. Pra Gerti pretendon se është tërhequr dhe e ka flakur Esmanë në rruge nga presioni.

Por ne jemi të sigurt se po na gënjen përsëri, sepse ne fakt ai është tërhequr vetëm nga frika e prindërve.


Video