EKSKLUZIVE / Lejuan tymueset e PD-së në Kuvend, pezullohen katër punonjës të Gardës

10 November 2023, 16:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKSKLUZIVE /  Lejuan tymueset e PD-së në Kuvend, pezullohen katër
Tymueset në parlament

Katër punonjës të gardës së republikës janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur një hetim disiplinor për mospërmbushje të detyrave gjatë shërbimit në Kuvend.

Pezullimi lidhet me incidentet e ndodhura në Kuvend gjatë seancës së të enjtes, ku tre deputetë të Partisë Demokratike ndezën tymuese në sallë si pjesë e aksionit të opozitës për të penguar punimet e seancës plenare.

Burime të Voxnews.al konfirmojnë se ndaj katër punonjësve të gardës ka nisur edhe një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ata po hetohen për mospërmbushje, apo neglizhencë të detyrave të caktuara për të mos lejuar mjete të dyshimta në ambientet e Kuvendit.

Në seancën e së enjtes, deputeti Saimir Korreshi ndezi disa tymuese, që shkaktuan mjegull në sallë. Nga pamjet filmike shihet se tymueset deputeti demokrat i nxjerr nga çantat e deputeteve Lindita Metaliaj dhe Elda Hotit.

Të tre deputetët u përjashtuan nga sekretariati i etikës për dhjetë ditë për këto incidente.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video