Tentoi të vrasë ish-drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër dhe vëllain e tij, arrestohet pas një viti Kristian Fermosi

10 November 2023, 14:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të vrasë ish-drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër dhe
David Kiri

Kristian Fermosi i shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj 2 vëllezërve Ardian dhe David Kiri në Shkodër, është arrestuar sot nga policia në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

Mbrëmjen e 25 tetorit të vitit 2022, Fermosi ka qëlluar me pistoletë ndaj 2 vëllezërve që qarkullonin me një automjet luksoz me targa angleze.

Asokohe u raportua se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti mes Kristian Fermosit dhe ish drejtorit të ALUIZNI-t Ardian Kiri në Shkodër. Më pas në konflikt është përfshirë edhe vëllai i këtij të fundit David Kiri.


Video