Nisin reshjet e borës në Qafë Thore, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

11 November 2023, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nisin reshjet e borës në Qafë Thore, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore, duke shënuar dhe nisjen e sezonit dimëror.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks rrugor për banorët e zonës, por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.

ARRSH thekson se rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.


Video