Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-së në Iran ...
4 Mars, 19:10Fokus
Plagosje e dyfishtë në Kamëz, autori i krimit është larguar nga vendngjarja dhe shpallet në kërkim.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe Policia e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve dhe gjendjen e dy të dëmtuarve pas sulmit me mjet prerës.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi me inicialet J. M., dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P.
Shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, është larguar drejt banesës së tij.