Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Ilir Prodës!

2 Mars 2026, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Proda/ Sali Berisha

Sali Berisha ka reaguar për shkarkimin e Ilir Prodës, kryedemokrati ka zbuluar skenarin e marrjes së këtij vendimi nga ana e kryeministrit Rama.

Berisha tha para gazetarëve se, Ilir Proda u shkarkua pasi nuk ruajti dot vilën e diktatorit, Enver Hoxha, e cila u sulmua me molotov nga protestuesit në tubimin e opozitës më 28 shkurt.

Pyetje: Z. Berisha, po për emërimin e Sokol Bizhgës në krye të policisë?

Sali Berisha: Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja. Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë.


Video