Ambasadorja e SHBA-ve në Athinë vizitë misterioze në Kryeminist...
15 Mars, 13:41Fokus
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e AKU-së, Elton Varaku.
Gjatë seancës, Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati ka deklaruar se ishte një reagim i çastit.
Ai akuzohet se gjatë qëndrimit në ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.
Pas marrjes së vendimit për largimin nga detyra, ish?Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka shfaqur probleme në sjellje.
Pas shkatërrimit të kompjuterave, objekteve të ndryshme të punës dhe gjuhës kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit, ka ndërhyrë policia.